Vendosni fjalën kyçe....

Britania po përballet me varfërinë e stilit ‘Dickens’, paralajmëron ish-kryeministri


Njerëzit në Britani po përballen me ‘një dimër varfërie të tmerrshme’ mes kostove të larta të energjisë, tha të shtunën ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Gordon Brown, duke i kërkuar qeverisë të miratojë një buxhet emergjent.

Sipas politikanit laburist, rritja e vijueshme e çmimeve të karburantit vendos ‘35 milionë njerëz në 13 milionë familje, rreth 49,6% të popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar’, në rrezik të varfërisë në tetor.

Duke e quajtur gjendjen një ‘bombë financiare me sahat’, ai shtoi se ‘nuk ka asgjë morale për liderët indiferentë që dënojnë miliona fëmijë dhe pensionistë të cenueshëm dhe të pafajshëm në një dimër varfërie të tmerrshme’.

Kjo është arsyeja pse, tha Brown, kryeministri në largim Boris Johnson, së bashku me kandidatët për udhëheqje konservatore, ish-kancelari Rishi Sunak dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss, ‘duhet të bien dakord këtë javë për një buxhet emergjent’.

“Nëse nuk e bëjnë, parlamenti duhet të tërhiqet për t’i detyruar ta bëjnë këtë.”

Ai shtoi se nëse nuk bëhet asgjë, një tjetër rritje e çmimit të karburantit në janar do lërë 54% të popullsisë në varfëri.

Ish-kryeministri tha se skenat që ai ka parë në qarkun e tij të lindjes, Fife në Skoci, i kujtojnë atij gjërat për të cilat ka lexuar nga vitet 1930 – fëmijët e kequshqyer, ‘pensionistët që zgjedhin nëse do të ‘ushqejnë’ matësat e tyre të energjisë elektrike apo veten e tyre’, dhe infermieret që duhet ‘të rrinë në radhë për të marrë’.

Varfëria po ‘godet aq fort’ saqë bamirësitë nuk janë në gjendje të lehtësojnë barrën mbi njerëzit, tha Brown, duke shtuar se ‘Britania po krijon një brez, fëmijëria e të cilëve ‘ka filluar të ngjajë me skena të turpshme nga një Romani i Dikensit’.

Sipas raportit të fundit nga Banka e Anglisë, inflacioni do të rritet në 13% në tetor, ndërkohë që rritja e PBB-së po ngadalësohet.

Fatura tipike vjetore e karburantit për familjet pritet të rritet në rreth 3,500 stërlina nga tetori, tre herë më e lartë se vitin e kaluar. Të ardhurat e vërteta të familjeve pas taksave ‘parashikohet të bien ndjeshëm në 2022 dhe 2023, ndërsa rritja e konsumit kthehet në negative’, tha Banka e Anglisë.