Vendosni fjalën kyçe....

Çifti shqiptar ndërron jetë në New York, po hetohet pista e vrasjes për aktorin shqiptar


Një çift shqiptar kanë ndërruar jetë pas rënies nga kati i 6-të i një pallati në Bronx. Kështu raporton New York Post, që shkruan se trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave, rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës.

Viktimat janë aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu, të cilët kishin ikur prej disa vitesh në Amerikë. Ata kanë edhe dy fëmijë. Ngjarjen e bën më të rëndë fakti se gjithçka ndodhi në ditëlindjen e aktorit.

Detektivët “po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje.”- tha policia. “Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë.”– tha një zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut.

Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.

“Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe vura re dy trupa,” tha një banor i ndërtesës Cruger Avenue, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij. “Mund të thuash se kanë vdekur. Unë u trondita. Kishte shumë gjak.”

Një grua e identifikuar si Shadie Perkaj, tha se dëgjoi një “si bam!” dhe më pas të bërtitura të shtunën në mëngjes. Pas reflektimit, Perkaj tha se Belliu shfaqej shpesh i zemëruar, ndërsa gruaja ishte “e qetë“.

“Sot kishte ditëlindjen më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes.”- tha Perkaj, duke shtuar se Belliu ishte ankuar të një ditë më parë se nuk mund të hapte dritaret e banesës së tij. Siç shkruan Daily News, një fqinj tjetër tha se kishte parë një valixhe në vendin e ngjarjes, duke ngritur dyshimet se gruaja mund të ketë dashur të largohet.

Çifti kishte gjithashtu edhe dy fëmijë. Ata kishin vetëm tre jave që ishin vendosur në këtë pallat.

 Florind Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.