Rasti më i rëndë është i një të riu 16 vjeç, i cili nga hedhja e gabuar në pishinë ka mbetur i paralizuar për gjithë jetë.” Fatos Olldashi ,shefi i neurokirurgjisë Trauma, thotë se rreziku është shumë i madh nga veprime të tilla, dhe mund të çojë deri në humbje jete.
Nga Enxhi Musaj
Shumë të rinj po dëmtohen për shkak të eksperimentimit me sportet ujore.
Në Spitalin e traumës në Tiranë është dhe një i ri 16 vjeç i cili nga hedhja e gabuar në pishinë ka mbetur i paralizuar.
Në spitalin Universitar të Traumës, sezoni veror ka sjell rritje të numrit të traumave për shkak të sporteve ujore.
Rasti më i rëndë është i një të riu 16 vjeç i cili nga hedhja e gabuar në pishinë ka mbetur i paralizuar për gjithë jetën. Ndërkohë që edhe 2 raste të tjera po ashtu bëhet fjalë për paraliza.
“Janë raste shumë fatale , janë mosha të reja . Dmth gjithë jeta e tij nga këtej e tutje do të jetë i paralizuar në duar dhe këmbë, pra që është një rast shumë fatal.R aste fatale janë këto që i dinë gjithë mediat, por ajo çka doja të theksoja unë janë këto rastet e hedhjeve në pishina apo cektina në det apo liqene apo lumenj, sidomos të moshave të reja të cilat për sporte dhe shoë, hidhen në vende me pak ujë dhe gjithë ajo pesha e trupit ushtron presion në qafë dhe pësojnë raste fatale siç është thyerja e qafës dhe humbja e jetës ose paraliza. Ne këtë vit kemi 3 raste të tilla fatale”, tha ai.
Për shefin e neurokirurgjisë te Trauma Fatos Olldashi, në plazhe, pishina, liqene e lumenj është emergjente vendosja e tabelave për zonat ku lejohet apo jo zhvillimi i sporteve ujore dhe informimin aty i thellësisë së ujit.
“Në ato vende duhet të jetë standard vendosja e tabelave paralajmëruese për thellësinë, për ndalimin e hedhjeve apo sporteve të caktuar.”
Neurokirurgu rekomandon informim në shkolla dhe në kubet e të rinjve mbi pasojat e fatale që mund të sjell egoja e shfrenuar e të rinjve të cilët pa u trajnuar eksperimentojnë me sportet ujore
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja