Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka ngritur shqetësimin mbi krizën në sektorin e bujqësisë pas rritjes së çmimeve.
Në një postim në rrjetet sociale, Braimllari shkruan se fermeri shqiptar është në vështirësi pas rritjes së çmimeve, kryesisht çmimi i naftës.
“Fermeri vendas në varfëri, Rilindja propagandë dhe mashtrim. Fermeri vëndas po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në kushtet kur çmimet po rriten çdo ditë.
Rritja e çmimit të karburantit e inputeve bujqësore, mungesa e infrastrukturës, mungesa e tregut për produktet vëndas, mungesa e subvencioneve dhe skemat klienteliste të përfitimit.
Rreshjet e breshërit në muajin qershor dhe mungesa e vëmendjes nga pushteti lokal dhe qendrorë kanë çuar fermerin vëndas në kushtet e falimentimit.
Është e pa imagjinuar që 80 përqind e të rinjve në qarkun Korçë, në zonën më prodhuese të Shqipërisë emigrojnë në Maqedonin e Veriut dhe në Greqi për të kryer të njejtën punë në bujqesi dhe lënë tokat e tyre më prodhuese sepse Rilindja nuk i mbështet por i detyron drejt emigrimit në një politikë të qartë antikombëtare dhe shpopulluese.”- shkruan Braimllari.
Mes të tjerash ai shprehet se ky sektor është në emergjencë dhe ka nevojë për 5 ndërhyrje, ku theksohet rëndesia e subvencioneve.
“Sektori i bujqësisë është në emergjencë dhe duhet të shikohet qartë si një sektor strategjik dhe për këtë kerkon vëmendje dhe angazhim të drejtëpërdrejtë.
Bujqësia ka nevojë:
- Revolucion Antikorrupsion në bujqësi me qëllim që prioritet i AZHBR-së të mos jetë afera e inceneratorëve por fermeri vendas.
- Subvencionim i drejtëpërdrejtë për çdo njësi prodhimi.
- Subvencionim për çmimin e inputeve.
- Subvencionim për skemën e karburantit.
- Favorizimin e produkukteve Made in Albania.
#Bujqësia sektor strategjik që kthen shpresë dhe hap vende të reja pune”-shkruan Braimllari.