Vendosni fjalën kyçe....

Goditja e rrufesë në depot e naftës shkakton ‘ferrin’ në Kubë (Video)


Qeveria kubane ka kërkuar ndihmë nga ‘vendet mike’ ndërsa zjarrfikësit përpiqen të frenojnë zjarrin, që po digjet për të dytën ditë pas një stuhie të premten mbrëma, në një objekt të madh të magazinimit të naftës në qytetin e Matanzas.

Vetëm një person u konfirmua zyrtarisht i vdekur, por 17 zjarrfikës u shpallën të pagjetur të shtunën, pas një shpërthimi të fuqishëm në bazën e mbajtësve të naftës në Matanzas.

Të paktën 121 persona u plagosën, pesë prej tyre në gjendje kritike. Qindra civilë u detyruan të evakuojnë zonën. Zjarri fillimisht u ndez nga një goditje rrufeje që goditi një nga tetë depot e mëdha të karburantit të premten.

 

Të shtunën, zjarri u përhap në një depo të dytë, pavarësisht se helikopterët ushtarakë lëshonin vazhdimisht ujë deti dhe zjarrfikësit derdhnin ujë mbi depot e mbetura për t’i mbajtur ato të freskëta.

Duke luftuar për të kontrolluar më vete flakët, qeveria në Havana kërkoi ‘ndihmë dhe këshilla nga vendet mike me përvojë në karburant’, sipas zyrës së Presidentit Miguel Diaz-Canel.

 

“Ne shprehim mirënjohje të thellë për qeveritë e Meksikës, Venezuelës, Rusisë, Kilit të cilat kanë ofruar menjëherë ndihmë materiale përballë kësaj situate të ndërlikuar.” – shkroi Diaz-Canel në Twitter të shtunën.

Fluturimet e para me ndihmë nga Venezuela dhe Meksika pritej të mbërrinin në Matanzas, një qytet me rreth 140,000 rreth 90 kilometra në lindje të Havanës, të shtunën mbrëma, sipas mediave lokale.