Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtari Shemsi Krasniqi ndalohet nga policia: I ka paguar Dukagjin Lipa, s’do që të këndoj në “Sunny Hill”


Këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe edhe si “Shemi i Ilirëve” është prangosur nga Policia ndërsa ai ishte nisur për të kënduar në festivalin “Sunny Hill” të mbajtur në Prishtinë.

Kështu të paktën ka pretenduar ai përmes një postimi në “Facebook”. Ai e përmend me emër dhe mbiemër policin që e prangosi, ndërsa akuzon babanë e këngëtares Dua Lipa, Dukagjinin se e kishte paguar policin për ta ndaluar atë të këndojë në festival.

 “…ky torrollak qart ashte pagu nga Dugagjin Lipa te me sjell ne kete gjendje se une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju.”– shkruan ai. Këngëtari shton se pavarësisht kësaj, ai do ngjite në skenë të këndojë sot këngën e Adem Jasharit.

Policia e Kosovës ka dhënë versionin e saj për ndalimin e këngëtarit gjatë festivalit që po mbahet në parkun e Gërmisë.

Sipas Policisë, pa autorizim këngëtari kishte hipur në binë (ndërtesë).

“Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor.”- thuhet në njoftimin e Policisë.