Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë 35-vjeçari në Tiranë, dyshohet për vetëvrasje


Foto ilustruese

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë në një akt të dyshuar vetëvrasjeje.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Myslym Shyri’ rreth orës 20:25 të mbrëmjes së sotme ndërsa vikimat është i riu me iniciale S.C.

Njoftimi

“Më datë 07.08.2022, rreth orës 20:25, në rrugën “Myslym Shyri”, në banesë, shtetasi S. C., 35 vjeç dyshohet se ka prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka ndërruar jetë”.