Vendosni fjalën kyçe....

Njëri në mal e tjetri në det – E diela e Berishës dhe Metës larg Tiranës


Këtë të dielë, dy liderët e opozitës, ish-rivalë por dhe kolegë të vjetër dhe të rinj, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë zgjedhur ta kalojnë larg kryeqytetit të zhurmshëm.

Sikurse kanë zbuluar ata përmes rrjeteve sociale, i pari ka zgjedhur malin ndërsa tjetri detin.

 

 

 

Në deklaratat publike, si Berisha ashtu edhe Meta kanë folur për një aksion opozitar të përbashkët në muajin shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Në protestën e mbajtur para tri ditësh për vrasjen e 7-vjeçares nga skafi që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase, dy liderët e opozitës u shfaqën sëbashku.

Ata kërkuan dorëheqjen  e dy ministrave të qeverisë, të cilët i konsiderojnë përgjegjës për ngjarjen: Bledi Çuçin dhe Mirela Kumbaron.