Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku pronari i një restoptasnti ka ndjekur nga pas me thikë në dorë klientin.
Pamjet video janë publikuar nga JOQ ndërsa koha e videos nuk mund të konfirmohet.
Në video duket një përplasje që ndodh në dyert e resortantit për shkaqe ende të panjohura e më pas pronari në dukje futet brenda dhe del sërish jashtë me një thikë në dorë duke ndjekur klientin nga pas.
Ngjarja në Sarandë përkujton atë të para tre viteve në Porto Palermo ku pronari i një restoranti, Mihal Kokëdhima, sulmoi disa turistë spanjollë duke u varur mbi kofanon e makinës, duke i thyer xhamin e duke udhëtuar për disa kilometra sipër mjetit.