Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Shifra të dhimbshme, 40% e atyre që shkojnë në Angli me varka janë shqiptarë


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka ngritur shqetësimin lidhur me largimin e shqiptarëve nga vendi.

Duke iu referuar një artikulli nga “Daily Mail” të përkthyer në shqip edhe nga portalet, Vasili thotë se shifrat e shqiptarëve që largohen janë të frikshme.

Ai bën përgjegjëse qeverinë, që sipas tij kanë të parën vjedhjen.

“Qeverisja e Ramës mënxyrë, që largon dhunshëm shqiptarët!
Shifra të dhimbshme, shifra të frikshme.
Katër në dhjetë emigrantë, që kalojnë Kanalin me varka të vogla janë nga ‘Shqipëria paqësore, ku nuk ka pasur luftë për 25 vjet’
kështu shkruan një raport sekret i inteligjencës ushtarake britanike.
Lajmi u bë i ditur e përditshmja angleze ‘The Mail on Sunday’.
Pra 40% e personave, që shkojnë në Angli në mënyrë të paligjshme, duke kaluar ngushticën e La Manshit, duke rrezikuar kaq shumë me varka të vogla janë shqiptarë.
Mënxyra, që ka pllakosur këtë vend nga qeverisja e rilindjes vret çdo shpresë.
Me mundësitë, që Shqipëria ka, sikur qeverisja të ishte edhe nën mesataren shqiptarët jo vetëm nuk do largoheshin, por do të vinin.
Por me këtë qeveri që vjedhjen kanë pikën e parë të dytë e të dymbëdhjetë të saj shqiptarët braktisin vendin më shumë se vendet në luftë.”– shkruan Vasili.