Vendosni fjalën kyçe....

Po shante myslimanët, dhunohet në transmetim “LIVE” në “TikTok” 39-vjeçari nga Lezha


Luigj Marku, një 39-vjeçar nga Kallmeti i Lezhës, i njohur në rrjet për thirrjet ekstremiste që bën vazhdimisht në “Tik-Tok” është dhunuar pikërisht gjatë një transmetimi “live” që ai po bënte me ndjekësit e tij.

Në momentin kur është dhunuar, 39-vjeçari ka qenë në një park në qytetin ku edhe jeton, Dublin, Irlandë. Ai po fliste në një transmetim live, por është dëgjuar nga disa shqiptarë që i janë afruar dhe kanë nisur ta godasin.

Në momentin e sulmit videoja është ndërprerë.

Kujtojmë se më 13 korrik, Luigj Marku është shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak të thirrjeve të tij ekstremiste në rrjet. Ndaj tij është ngritur akuza për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes

Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze për ta arrestuar.