Vendosni fjalën kyçe....

Pronarët e mjeteve lundruese në Dhërmi protestë, akuza policisë: Lundrimi po leohet në mënyrë selektive


Pronarët e mjeteve lundruese në Dhërmi kanë zhvilluar sot një protestë pas aksionit të policisë për bllokimin e pajisjeve të tyre lidhur me ngjarjen e rëndë ku një Komisar policie goditi për vdekje një vajzë të mitur.

Ata kanë deklaruar se prej katër ditësh padrejtësisht nuk po lejohen të dalin në det e të punojnë ndërsa kanë akuzuar Policinë Kufitare se po ben selektime duke lejuar mjetet të tjera lundruese, shkruan Shqiptarja.

“Të tjerët vazhdojnë hyrje-daljet dhe punën, me letra e pa letra, me licencë e pa licencë. Ndërkohë që ne jemi me letra të rregullta. Unë kam licencë për aktivitet turistik. Këta ma kanë bllokuar mjetin pa asnjë lloj shkaku dhe pa asnjë lloj ligji. Unë ushqej familjen, më kanë bërë shumë dëm.” – thonë ata.

Policia ka dhënë urdhër që asnjë mjet lundrues pa dokumente të mos qarkullojë në bregdet. Për 4 ditë policia kufitare ka bllokuar 200 mjete lundruese nga veriu në jug, të cilat po kalojnë në filtrin e dokumentacionit ligjor për tu rikthyer në det.