Vendosni fjalën kyçe....

Richard Grenell: Shpallja non grata e gazetares ruse precedent i tmerrshëm


Ish i dërguari special i presidentit amerikan Trump për bisedimet Kosovë-Serbi Richard Grenell ka reaguar ashpër pas shpalljes ‘non grata’ dhe dëbimit nga autoritetet e Kosovës të gazetares ruse Daria Aslamova e cila akuzoheet si spiune ruse nga Prishtina zyrtare.

Në një shënim në Twitter ai ka ripostuar qëndrimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës Sveçla ndërsa shkruan se vendimi i qeverisë së Kosovës ka krijuar një precedent të rrezikshëm për qeveritë e tjera që mund të ndalojnë zyrtarët e Kosovës të hyjnë në vendet respektive.

Sipas Grenell, ky është një precedent i rrezikshëm siç ka qenë edhe vendimi i Prishtinës për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve ndaj shtetasve serbë.

“Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk u pëlqejnë….Është një precedent i tmerrshëm. Po kështu është edhe refuzimi i afisheve serbe në targa.”

Pak ditë më parë Grenell sulmoi kryeministrin e Kosovës pas vendimit për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve ndaj shtetasve serbë, duke e quajtur atë fashist e radikal të majtë.