Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të dalin në protestë kundër qeverisë.
Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, ai e quajti qeverinë e Edi Ramës një bandë hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi.
“’Argëtohuni’ sot me Fake-Qeverinë dhe nesër të gjithë në protestë kundër kësaj bande hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi.”- shkruan Blushi.
Ai ironizon kështu qeverinë, pas videos së publikuar pak ditë më parë nga deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ku shfaqeshin ndjekës “fake” të cilët komentonin në postimet e kryeministrit Rama.