Tre humbje jete janë regjistruar në vend së fundmi lidhur me koronavirusin e ri.
Që prej shpalljes së pandemisë Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 3563 viktima lidhur me Covid-19.
Personat që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Tirana 61 e 65 vjeç si dhe një 83-vjeçare nga Lezha.
Nga 1318 testime të kryera janë gjetur 538 raste të reja me Covid-19. Në spital po mjekohen 28 pacientë.