Vendosni fjalën kyçe....

U shfaq duke ndjekur klientët me thikë në dorë, shpallet në kërkim pronari i restorantit në Sarandë


Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim lidhur me pamjet video ku pronari i një restoranti ndjek nga pas me thikë në dorë një klient.

Ngjarja ka ndodhur në një nga restorantet e zonës ndërsa policia ka shpallur në kërkim Alban Çobën, pronari i restorantit ‘Fantastic’.

Konflikti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:00 pas një debati mes disa klientëve dhe pronarit.

Dyshohet se klientët kanë kundërshtuar të paguajnë faturën dhe kjo ka bërë që pronari të marrë thikën e t’i kërcënojë.

Autori i dyshuar Çoba nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim.

*Video marrë nga JOQ