Vendosni fjalën kyçe....

Videoja virale që shfaq shoferë që shtypin me makinë e qëllojnë me armë grabitësit me motor në Brazil nxit polemika


Një video është publikuar në rrjetet sociale dhe është bërë virale duke qenë se pretendon se qeveria braziliane u ka dhënë leje qytetarëve të vetëmbrohen e të vrasin grabitësit mbi motorë që kërcënojnë, grabisin e vrasin qytetarët.

Videoja është hedhur fillimisht nga një adresë në Twitter e quajtur @DeniPetron dhe që prej atëherë është bërë virale.

Në video duken episode të ndryshme në rrugë ku drejtues mjetesh shtypin me makinë ose qëllojnë me armë disa persona mbi motor.

Megjithatë sipas disa faqeve në internet, pretendimi se qeveria braziliane ka lejuar vrasjen e grabitësve me motor është i pavërtetë.

Sipas faqes Suara.com, ngjarjet kanë ndodhur muaj më herët dhe janë një përmbkledhje krimesh të ndodhura në Brazil në kohë të ndryshme dhe nuk kanë të bëjnë fare me ndonjë urdhër të qeverisë së Brazilit.