Një zjarr i madh ka rënë në mesditë në Mirditë.
Flakët e fuqishme janë vërejtur në zonën e Bukëmirës duke rrezikuar disa banesa dhe zona të mbjella.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli, ato të Emergjencave Civile si dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas ministrit Peleshi dyshohet se zjarret janë të qëllimshme e autoritetet po hetojnë për gjetjen e autorëve të mundshëm.