Zyra e Organizatës së OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) në Somali tha të premten se kërkoi urgjentisht 131.4 milionë dollarë për të ndihmuar 882,000 njerëz në të gjithë vendin e Bririt të Afrikës.
“Nivelet e financimit mbeten të ulëta.” – tha agjencia e OKB-së në një deklaratë, duke shtuar se përpjekjet e saj për parandalimin e urisë që mbulonin 55 nga 90 rrethet e Somalisë u financuan vetëm 46%.
Duke shprehur shqetësimin për gjendjen e thatësirës në Somali, ai nënvizoi cenueshmërinë e familjeve që janë prekur prej saj.
“Ne nuk mund të presim që të shpallet uria. Ne duhet të veprojmë tani për të mbrojtur jetesën dhe jetët.” – tha FOA.
Me bujqësinë që përbën deri në 60% të të ardhurave kombëtare të Somalisë, 80% të punësimit të saj dhe 90% të eksporteve të saj, është jetike që përpjekjet në lidhje me sektorin të shihen si pjesë e një reagimi humanitar të vijës së parë.
Më shumë se 900,000 njerëz në Somali, kryesisht që jetojnë në zona rurale, janë zhvendosur në kampet e personave brenda vendit që nga janari 2021 për shkak të thatësirës dhe mungesës së mbështetjes për jetesë.
Sipas Fondit të OKB-së për Fëmijët, më shumë se 500 fëmijë vdiqën në Somali që nga janari për shkak të kequshqyerjes së lidhur me thatësirën.
Më shumë se 7 milionë somalezë janë prekur nga thatësira, sipas OKB-së.