Vendosni fjalën kyçe....

Operacion i Guardia di Finanza-s e Policisë së Vlorës, sekuestrohen 600 kg kanabis, tre në pranga


600 kg kanabis janë sekuestruar në një operacion të zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe policia e Vlorës.

Gjatë operacionit janë arrestuar tre persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, shkruan Shqiptarja.

Operacioni është zhvilluar dje në vendin e njohur si Gjiri i Arushës teksa tre personat po shkëmbenin sasinë e kanabisit në det dhe më pas kanë lëvizur për ta ngarkuar në një velierë që po priste në det.