Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se qëlloi me armë pas sherrit me bashkëshorten, shpallet në kërkim 50-vjeçari në Vlorë


Një 50-vjeçar me iniciale V.H. është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka qëlluar me armë në ajër pas një konflikti të çastit në banesë me bashkëshorten e tij me iniciale L.H.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaninë mbrëmjen e sotme ndërsa në banesë kanë qenë edhe dy fëmijët e mitur të çiftit.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur kapjen e personit të shpallur në kërkim.