Prokurori Dave Aronberg thotë se ish-presidenti Donald Trump do e përdorë bastistjen që i bëri FBI kompleksit të tij Mar-a-Lago për t’u prezantuar si “martir” para amerikanëve.
Aronberg i cili është Prokurori i Shtetit për Palm Beach (Florida), ku ndodhet edhe kompleksi Mar-a-Lago tha për BBC-në se ky kontroll i FBI-së në resortin e ish-presidentit “i paprecedentë në historinë amerikane”:
“Për të marrë një urdhër kërkimi, së pari FBI-ja ka, jam i sigurt, shumë nivele shqyrtimi sepse kjo nuk është çështje e zakonshme. Kjo është diçka e paprecedentë në historinë amerikane. Pra, pasi kalon në shumë nivele shqyrtimi në FBI, pastaj do t’i shkonte një gjyqtari, ku prokurorët do të duhej të tregonin se ka një shkak të mundshëm që ka ndodhur një krim dhe se ka prova në Mar-a-Lago për atë krim.”- tha ai.
Aronberg tha gjithashtu se ai beson që Trump do ta përdorë bastisjen për ta portretizuar veten si martir dhe për të hequr vëmendjen nga guvernatori i Floridës, një rival i mundshëm për kandidaturën presidenciale republikane.
“Trump do ta përdorë këtë për të rifituar statusin e tij të martirit, sepse kjo është zona në të cilën ai ndihet më rehat, të jetë një mega martir dhe ai do ta përdorë këtë për të kandiduar për president.”- tha prokurori.
Ai shtoi: “Ai do ta përdorë atë për të larguar vëmendjen nga guvernatori i Floridës, Ron DeSantis. Dhe kështu kjo mund të jetë shumë e dobishme për të, pasi shumë njerëz do mblidhen rreth tij gjatë kësaj kohe dhe hej, kujt i duhen idetë kur ju mund të përballeni me ankesat?”