Qeveria ka vendosur që Gjykata e Posaçme dhe SPAK të merren në mbrojtje nga Garda e Republikës.
Vendimi është i datës 27 korrik dhe mban firmën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ishte ende në detyrë.
Ky vendim i qeverisë përcakton se shërbimet e Policisë së Shtetit do të zëvendësohen me punonjës të Gardës për dy nga institucionet e reja të drejtësisë së re.
Vendimi hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
Përveç GJKKO-së dhe SPAK-ut, kujtojmë se Garda ruan dhe dy institucionet e tjera të krijuara pas reformës në drejtësi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Ankimimit.