Policia e Vlorës dhe Guardia di Finanza (GdF) ndërpreu trafikimin e 992 kg kanabis në drejtim të Italisë ditën e djeshme.
Në një skemë të organizuar për të shmangur radarët, tre skafe të drejtuar nga vlonjatët Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi udhëtuan deri në Gjirin e Arushës për të lënë lëndën narkotike në velierën e drejtuar nga dy shtetas ukrainas.
GdF ka publikuar ditnë e sotme fotografi nga veliera e cila ishte nisur nga brigjet e Italisë për të marrë lëndën narkotike.