Vendosni fjalën kyçe....

Meta shigjeton SPAK-un: Kemi paraqitur fakte të panumërta për inceneratorët, hetimet me hapin e breshkës, vjedhja me vrapin e kangurit


Kreu i Partisë së Lirisë ka shigjetuar SPAK-un duke thënë se ndërsa ka prova të shumta për aferën e inceneratorëve, hetimet kanë ecur me hapin e breshkës ndërkohë që vjedhja me vrapin e kangurit.

Sipas tij, ish-LSI e tashmë Partia e Lirisë por edhe ai kur ka qenë president ka denoncuar me fakte aferën e inceneratorëve.

Në denoncimin e tij Meta tha se janë paraqitur mjaftueshëm fakte, dokumente e të dhëna të tjera për këtë aferë ndërkohë që hetimet kanë ecur sumë ngadalë.

“Që kur ka nisur denoncimi i kësaj afere edhe nga ish-LSI dhe sot Partia e Lirisë, edhe nga unë si President i Republikës që përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ne kemi dalë gjithmonë vetëm me fakte. Vetëm me dokumenta zyrtare, vetëm me firma, vetëm me numra llogarie. Na vjen keq që hetimet kanë ecur me hapin e breshkës, ndërkohë që vjedhja vazhdon me vrapin e kangurit.” – thotë Meta.