Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarje e rëndë në Shkodër, ndërron jetë 12-vjeçari, dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë gjahu nga xhaxhai


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 12-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht nga xhaxhai i tij me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur në Samrisht teksa xhaxhai i të miturit ka qenë duke pastruar armën e gjahut që është shkrepur duke i marrë jetën të miturit.

Autori është identifikuar si 68-vjeçari Vlash Jakaj, i cili e kishte me leje armën e gjahut.