Vendosni fjalën kyçe....

PD i drejton 5 pyetje SPAK-ut: Si iu dhanë 310 mijë euro grante të BE-së për bujqësinë Stela Gugalljas?


Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka vijuar serinë e pyetjeve mbi aferën e inceneratorëve.

Këtë herë nga inceneratori i Tiranës, Malltezi drejtoi pyetjet se si inceneratori i Tiranës mori nga grantet e BE-së për bujqësinë 310 mijë euro.

Madje nga këto veprime iu dhanë edhe 8500 m2 tokë për Stela Gugalljan e kompanisë së inceneratorëve.

Fondet e Bashkimit Evropian për bujqit e Myzeqesë, Korçës, Shkodrës dhe Zadrimës u përlanë nga hajdutet e inceneratorëve.

Programi IPARD i Bashkimit Europain jep grante të pakthyeshme si mbështetje për rritjen e kapaciteteve në bujqësi.

Sekserja e Edi Ramës, Gugallja në bashkëpunim me një punonjës të inceneratorit të Tiranës, nëpërmet agjencisë ABZHR të qeverisë, ka marrë 310 mijë euro nga grantet e BE.

Pasi po vjedhin 430 milionë euro para publike ne partneritet me Edi Ramën, makutëria e madhe i shtyu sekserët e qeverisë që të përlajnë edhe 310,000 euro të taksapaguesve evropiane! Edi Rama shpronësoi me dhunë dhjetëra fshatarë me koston e një stilolapsi për m2 tokë në Sharrë pas i duhej për ”interes te madh publik”.

Nga toka që shpronësoi Rama, sekserët e Ramës i shitën 8500 m2 një punonjësit të inceneratorit me kusht që t’ia vinte në dispozicion Stela Gugalles të grabiste edhe 310,000 euro nga parate BE”-deklaroi Malltezi

Disa pyetje për SPAK:

1.Pse u shpronësuan përdhunshëm dhjetëra fshatarë për zgjerimin e Sharrës? Për inceneratorin apo për të përlarë Stela Gugallja edhe 310,000 euro nga fondet e taksapaguesve evropiane?

  1. Ku ndodhet inceneratori i Tiranës? Se serat e Edi Gugalljes po i shohim.

3.Si u bë punëtori i inceneratorit pronar i 8500 m2 tokë dhe biznesmen i denjë për fondet IPARD të BE?

4.Sa është pjesa për Frida Krifcën? Apo ishte e urdhëruar edhe ajo si të tjerët, ndaj nuk guxonte të bënte pyetje? 

5.Si na doli edhe në Tiranë Stela Gugallja kur, sipas Edi Ramës, në Sharrë ishte një kompani e huaj që nuk kishte lidhje me Gugallen apo Zoton?

Këto pyetje të thjeshta për shqiptarët, kanë shtënë në mendime të thella dhe heshtje varri drejtësinë e kapur nga Rama dhe Soros.

PD po dëshmon çdo ditë përmes rubrikes “5 Pyetje per inceneratoret”, se Rama-Ahmetaj-Agaci-Veliaj po ndajnë 430 milion eurot e vjedhura me sekserët e tyre Zoto-Mërtiri-Gugallja.

Kur inceneratorët nuk shihen, pronarët e tyre në letra janë në kërkim, miliona euro vazhdojnë të shpërndahen, ju të nderuar shqiptarë, si mendoni: Ku shkojnë paratë?