Autoritetet e Koresë së Jugut kanë vënë në gatishmëri shërbimet e urgjencës pasi reshjet rekord shkaktuan përmbytje në Seul të hënën, duke përfshirë rrethin e famshëm Gangnam të kryeqytetit.
Koreanët kanë shpërndarë foto dhe video të rrugëve, shtëpive dhe stacioneve të metrosë të përmbytura në mediat sociale.
Shiu i dendur ka shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa pjesë të Seulit dhe ka detyruar banorët e zonave me lartësi të ulët të zhvendosen, sipas mediave lokale. Shumë stacione hekurudhore nëntokësore gjithashtu u mbyllën.
Që nga mbrëmja e së hënës, në Seul kishte rënë 90.5 mm shi në orë. Rrethi Dongjak në jug të kryeqytetit regjistroi 137 mm, ‘reshjet më të këqija në dekada’, sipas Korea Herald.
Pjesët jugore të kryeqytetit ishin më të prekurat, veçanërisht rrethet e Gangnam dhe Gëanak, ku përroi Dorimcheon doli nga shtrati.
Banorët e kryeqytetit kanë ndarë me mediat vendase foto dhe video të përmbytjeve.
Pati gjithashtu shumë raporte për makinat e zhytura në ujë, dëmtime në rrugë dhe pemë të rrëzuara po që nga mesnata nuk janë raportuar viktima.