Ditën e sotme një grup pronarësh mjetesh lundruese kanë dalë në protestë në kryeqytet para Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar që mos bllokohen mjetet e tyre, pasi i është bllokuar puna e tyre.
Bllokimi dhe kontrolli i mjeteve ujore, erdhi menjëherë si masë e autoriteteve ligjzbatuese pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Himarë, ku një vogëlushe vetëm 7 vjeçe u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase.
Ndërkohë protestuesit deklarojnë se mjetet e tyre janë bllokuar pa të drejtë dhe se janë të gjithë me dokumentacione të rregullta. Ata shprehet se aksidentet ujore kanë ndodhur nga individë dhe jo nga mjete të bizneseve private.