Një shpërthim ka tronditur një aeroport ushtarak rus që ndodhet në distriktin Saki të Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Kështu tha për TASS, Viktoria Kazmirova, nënkryetare e administratës lokale.
“Kemi shpërthime në aeroport. Të gjitha xhamat janë thyer.”– tha ajo sipas agjencisë së lajmeve ruse.
Këshilltari i kreut të Krimesë, Oleg Kryuchkov, ka konfirmuar gjithashtu raportet për shpërthimet. “Deri më tani, mund të konfirmoj vetëm se disa shpërthime ndodhën pranë Novofedorovka.”– shkroi ai në kanalin e tij Telegram dhe u bëri thirrje medieve dhe publikut që të përmbahen nga spekulimet për aksidentin derisa të dalin raportet zyrtare.
Aeroporti ushtarak sipas TASS përdoret nga ministria ruse e mbrojtjes, duke përfshirë edhe avionët detarë. Përveç tij, aeroporti ka një sistem testimi dhe trajnimi në tokë NITKA, një nga dy simulatorët e tillë të Rusisë për të stërvitur aftësitë e ngritjes dhe uljes së avionëve me bazë anije. Madhësia e tij është e barabartë me kuvertën e fluturimit të aeroplanmbajtëses Admiral Kuznetsov.
Мешканці Криму повідомляють про вибухи неподалік військового аеродрому в селі Новофедорівка.
Знову бавилися з сірниками 😂
Telegram – https://t.co/GLExONwd4u pic.twitter.com/XtCEsKyOP9
— Анатолій Штефан (Штірліц) (@Shtirlitz53) August 9, 2022
Тимчасово окупований росією український Крим. Авіабаза в селищі Новофедорівка під Саками відчула, що таке бавовна.
Звідти злітають ворожі літаки і час від часу роблять чимало лиха в Україні. Тобто, злітаЛИ.
Кримському мосту приготуватись? 😊 pic.twitter.com/SPEPC5cngT
— ЦПК | Центр протидії корупції (@zer0corruption_) August 9, 2022