Vendosni fjalën kyçe....

Kupa e Botës mund të nisë një ditë më herët


Kampionati Botëror do të fillojë një ditë më herët se sa ishte planifikuar të dielën, më 20 nëntor, me Katarin që do të përballet me Ekuadorin.

Siç shkruan BBC, ndeshja e parë e Grupit A do të luhej më 21 nëntor në orën 16:00 si ndeshja e tretë e kompeticionit. Ndërsa ndeshja hapëse e turneut do të ishte Senegali kundër Holandës në orën 10:00, më herët të hënën.

Megjithatë, FIFA ka paraqitur një propozim për të lëvizur lojën e Katarit me Ekuadorin një ditë më parë.

Arsyeja e këtij ndryshimi ka të bëjë me faktin konfuz të dy ndeshjeve të zhvilluara para inaugurimit, që siç është bërë traditë që prej Gjermanisë 2006, luhet nga skuadra mikpritëse. Dhe prandaj propozohet që Katari vs Ekuador të zhvillohet e para më 20 nëntor.

Vendimi përfundimtar do të merret nga byroja e këshillit të FIFA-s, i cili përbëhet nga gjashtë presidentët e konfederatës, plus presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.