Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me tone të larta ka paralajmëruar se shtatori do të jetë përvëlues për ata që ai e quajti “sekt të korruptuar”.
Sipas ish-Presidentit Meta, qeveria e Edi Ramës ka humbur çdo lidhje me qytetarët dhe hallexhinjtë. Ilir Meta premtoi se do të ndëshkojë të gjithë ata që guxojnë të mashtrojnë popullin dhe të shkelë ligjin.
“Ndëshkimi i këtij sekti do të jetë shembulli më i mirë për ata që do qeverisin, sesi nuk duhet të përfundojë”, tha Meta.
“Edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë të jeni të sigurt që shtatori, do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar, për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin dhe qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e zakonshëm.
Unë jam këtu që të mbaj premtimet, premtimi im është që sic shemba ne emër të ligjit, në emër të së ardhmes të Tiranës gjithë ato kioskat e të fortëve të Tiranës, përfshirë edhe të tutorëve të Edit, por e bëra ne emër të ligjit, kështu do të shemb, i pari unë më pas ju, këtë kalbësirë regjim që vetëm vjedh, mashtron, grabit, tjetërson pronat e qytetarëve dhe jo vetëm kaq, por do ti japim ndëshkimin e merituar që kurrë në historinë e Shqipërisë dhe Tiranës, askush mos guxojë të mashtrojë popullin, të shkelë kushtetutën dhe ligjin. Ndëshkimi i këtij sekti do të jetë shembulli më i mirë për ata që do qeverisin, sesi nuk duhet të përfundojë. Kjo gjë do të ndodhë. Siç u shemb parku rinia”, u shpreh Meta.