Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në spital 55-vjeçari që u plagos sot në Fushë Krujë


Ndërron jetë në spital 55-vjeçari nga fshati Zgërdhesh në Fushë-Krujë, që u plagos sot me armë zjarri pas sherrit me bashkëfshatarin e tij.

Luan Hushi nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra në bark dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ndërkohë autori i plagosjes vijon të jetë në kërkim.

“Në vijim të informacionit paraprak për një konflikt për motive të dobëta, gjatë të cilit shtetasi L. H. rreth 55 vjeç, u plagos me armë zjarri nga shtetasi K. Q., ju bëjme me dije se si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi L. H. ka ndërruar jetë në spital.

Vijin krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.”- bën me dije Policia.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas sherrit mes dy bashkëfshatarëve për një sipërfaqe me ullinj.