Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka lënë të hapur mundësinë se në zgjedhjet lokale mund të kandidojë ai vetë për Bashkinë e Tiranës.
Pyetja që iu drejtua atij nga gzetarët ishte: “Do kandidoni për Tiranën?”
Dhe ai u përgjigj: “Tirana është prioritet për mua se ndej detyrime për këtë tragjedi që i ka ndodh qytetit tonë… Vërtetë humbëm 10 vjet por ndëshkimi do jetë i tillë që për 100 vite askush s’mund të luaj me interesin publik.”
Meta u pyet nga gazetarët edhe mbi deklaratën e tij se po përgatitet për një qeveri teknike. Sa e mundur është të realizohet?
Ai nuk u përgjigj direkt por tha vetëm se “Tani uragani nuk ndalet, kokëfortësia e tyre nuk vlen, populli i 2 marsit nuk ka më se çfarë të presë…”