Vendosni fjalën kyçe....

Arta Marku kandidate për një vend në Gjykatën Kushtetuese, merr “OK” nga KED


Ish-kryeprokurorja Arta Marku ka marrë miratimin për të vazhduar garën për një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Sikurse raporton “Shqiptarja.com”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e garës për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për ish-kryeprokuroren Arta Marku.

Vendimi është marrë në mbledhjen e një dite më parë, ku është dhënë dakordësia për kandidimin dhe vazhdimin e garës edhe për ish-kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi.

Arta Marku dhe Gent Ibrahimi kandidojnë për vakancën e shpallur nga presidenti.

Nga gara për gjykatën kushtetues është skualifikuar kandidatja Elida Take.

Kujtojmë se Arta Marku u emërua Prokurore e Përgjithshme më 18 dhjetor të vitit 2017, detyrë të cilën tani e mban Olsian Çela.