Vendosni fjalën kyçe....

Banda e hajdutëve në Romë ngec në tunelin e gërmuar për të arritur në kasafortën e bankës


Tre persona u shpëtuan dhe u ndaluan, një i katërti është ende i bllokuar, dyshohet se ata po përpiqeshin të arrinin një kasafortë bankare

Katër persona ngecën nën sipërfaqe ndërsa po gërmonin një tunel në rrugwn Innocenzo XI të Romës, raporton Corriere dela Sera. Tre prej tyre u shpëtuan dhe u ndaluan nga karabinierët, ndërsa i katërti është ende i bllokuar, në rreth 5 metra thellësi.

I bllokuari ka frikë për shëndetin e tij pasi materiali i shembur është i madh dhe mjekët në vend po përpiqen ta stabilizojnë para se ta nxjerrin nga tuneli sepse rrezikohet që kthimi në sipërfaqe të shkaktojë emboli fatale.

Me burrin, që ushqehet me lëngje dhe të ndihmuar edhe me një bombole oksigjeni, ishin të paktën tre persona të tjerë që arritën të shpëtonin vetëm nga tuneli, por që në pamjen e patrullave të karabinierëve që nxituan në vend u përpoqën të largoheshin në këmbë. Njëri ia doli ndërsa dy të tjerët u ndaluan nga policia përballë banorëve që po filmonin skenën dramatike nga ballkonet.

 Nga sjellja e tyre dhe nga thellësia e tunelit të hapur poshtë dyqanit, në drejtim të një banke, e cila është gjithashtu qindra metra larg nga Via Innocenzo XI, lind dyshimi se në realitet grupi po planifikonte një vjedhje me vrimën në kasaforta, për t’u vënë në shenjestër në fundjavën e gushtit, siç ndodh shpesh në këto rrethana.