Vendosni fjalën kyçe....

Dy persona e goditën para portës së shtëpisë, polici në Peshkopi qëllon me armë zjarri në ajër


Një efektiv policie është sulmuar në derën e shtëpisë së tij nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur në Peshkopi.

Sipas uniformave blu, polici ka qenë duke hyrë në banesën e tij, në momentin kur është sulmuar nga dy persona të cilët e kanë goditur. I gjendur në rrezik, ai është detyruar të qëllojë në ajër me armë zjarri.

“Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K (punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.”- bën me dije Policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.