Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se u zhduk teksa peshkonte në Seman, palombarët nisin kërkimet për 14-vjeçarin


Trupi i një  14-vjeçari në Roskovec, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme, në brigjet e lumit Seman teksa po peshkonte, ende nuk është gjetur.

Mëngjesin e sotëm në Seman kanë mbërritur palombarët të cilët vazhdojnë kërkimet.

Ndërkohë, banorët dhe familjarët kanë vijuar kërkimet gjatë gjithë natës për të gjetur trupin e 14-vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur. Por, kërkimet kanë qenë pa rezultat.

14-vjeçari ka qenë duke peshkuar në brigjet e lumit Seman ditën e djeshme rreth orës 19:00, por nuk është kthyer më. Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në lumë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lumë. Në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale, por deri më tani nuk ke ende asnjë gjurmë të tij.