Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO e dënoi 12 vjet për lidhje me grupin e Habilajve, arrestohet në Berat ish-drejtori i policisë në Dhërmi


Ishte dënuar me 12 vite burg, arrestohet në Berat ish-drejtori policisë në Dhërmi.

Policia ka arrestuar në Berat ish-drejtorin e Policisë në Dhërmi, Sokol Bode.

GJKKO e dënoi me 12 vite burg pasi akuzohet se kishte lidhje me grupin e Habilajt. 

Së bashku me Kohilajn ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë. 

Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës. Ata u arrestuan nga policia Italiane teksa po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Një proces paralel për ta filloi edhe në Shqipëri.

Bazuar në hetimet e drejtësisë italiane dhe asaj shqiptare përfundoi në burg edhe ish-ministri Tahiri, pasi u dënua me vendim të formës së prerë për “shpërdorim detyre” më  shkurt të këtij viti. Ndërkohë akuzat e SPAK ndaj Tahirit për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal u rrëzuan si të paprovuara. Prokuroria ngriti akuza edhe për punonjësin e policisë Gjergji Kohila dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ky i fundit i dënuar për shpërdorim detyre së bashku me Tahirin