Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një Qeverie Teknike


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se në shtator do të nisë puna për krijimin e një qeverie teknike.

Në konferencën e sotme për mediet, pas një pyetjeje nga gazetarët Meta tha se i duhet dalë për zot çështjes së negociatave.

“Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz, se në shtator do punojmë për një qeveri teknike se duhet t’i dalim për zot çështjes së negociatave.”- tha Meta.

Ai iu përgjigj kështu një paralajmërimi nga Taulant Balla për ndërhyrje ligjore për të rishikuar certifikatën e pastërtisë së figurës së kujtdo që ka hyrë në politikë.

Gjithashtu Meta shtoi se dita e referendumit në Shqipëri do të jetë shumë e afërt dhe do të bëjë të mundur rikthimin e demokracisë në vend.

 “Unë jam 100% i bindur që dita e praktikumit të referendumit do të jetë shumë e afërt dhe do të jetë dita me ndarjen nga sundimi i pakicës së pakicës.

Në këtë vend kemi një problem që pakica qeveris, për të gjitha ato që dihen, por edhe brenda pakicës, vendimet i merr një pakicë fare e vogël. Kjo pakica tjetër më e madhe është një mish për top për këtë pakicë të vogël, siç janë edhe patronazhistët që pas referendumit do të jenë njerëz të lirë.”– tha kryetari i PL-së.

Mes të tjerash, Meta paralajmëroi kryeministrin Rama dhe maxhorancën qeverisëse të mos tentojë të nxisë ndonjë konflikt dhe të djegë zyrat e shtetit për të mbuluar abuzimet që janë bërë me tenderat.

“Ilir Meta jep fjalën se pavarësisht se këta i kanë kaluar dhe vijat e zeza, pasi janë pengje të tjetërkujt, Ilir Meta do zbatoj vetëm ligjet e Edi Ramës për Edi Ramën.

Ta heqi nga mendja se do nxisë ndonjë konflikt apo të bëjë ndonjë lojë që të digjen zyrat e shtetit dhe të bëhet djegia e arkivave.”- tha ai.