Vendosni fjalën kyçe....

Meta prezanton Edmond Haxhinaston si Koordinator të PL-së për Programin Politik


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat krah ish-ministrit Edmond Haxhinasto.

Ai e prezantoi Haxhinaston si Koordinator i Partisë së Lirisë për Programin Politik.

Gjatë fjalës së tij Meta theksoi se prioritet i kësaj force politike është referendumi.

 “Besoj se është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshmërinë e kësaj force të re politike, dhe gjithashtu edhe tre prioritetet kryesore, referendum, referendum, referendum, sepse referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht, që nga bërja e vendit me kushtetutë e në vijimësi duke e shkatërruar e mos respektuar atë në mënyrë të qëllimshme për të qenë sot në këtë situatë.”- tha Meta.