Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes së papritur nga jeta të gazetarit shkodran Nimet Isufi dhe ndan dhimbjen me familjen dhe rrethin e tij shoqëror.
“Me hidhërim mësova për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit profesionist, Nimet Isufi.
Duke ndarë dhembjen me familjen, miqtë dhe të gjithë kolegët gazetarë, ju shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera!
I paharruar kujtimi!”- shkruan Meta.
Gazetari Nimet Isufi u nda nga jeta parakohe në moshën 42 vjecare pasditen e djeshme. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale miq dhe kolegë të tij.
Kolegu i tij Almer Toska shkroi se Isufi ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak.
“Me hidhërim të thellë, ju njoftoj që shoku dhe ish-kolegu ynë gazetar Nimet Isufi ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur sot pasdite për shkak të një arresti kardiak. Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë prej banorëve të xhennetit.”– njofton ai.
Përcjellja e tij për në banesën e fundit bëhet sot, 11.08.2022, ora 16:00 në fshatin Kuç, Shkodër, ndërsa varrimi bëhet në fshatin Alimetaj në Oblikë, Shkodër.