Vendosni fjalën kyçe....

Një iranian akuzohet se komplotoi për të vrarë ish-këshilltarin e Trumpit, John Bolton


Një iranian është akuzuar nga SHBA se ka komplotuar për të vrarë ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Donald Trumpit, John Bolton.

Zyrtarët amerikanë thanë se i dyshuari Shahram Poursafi, një anëtar i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRG), ishte në Iran dhe kërkohej për komplotin e supozuar.

Ata thanë se Poursafi ka të ngjarë të kërkonte hakmarrje për sulmin amerikan që vrau Qasem Soleimani, komandantin më të fuqishëm ushtarak të Iranit.

Irani nga ana tjetër i hodhi poshtë akuzat që tha se vinin nga një “politikë e dështuar e Iranofobisë”, shkruan BBC.

Kujtojmë se Soleimani udhëhoqi operacionet ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme.

62-vjeçari drejtoi Forcën elitare Quds të IRG-së. Ai u vra në aeroportin e Bagdadit në Irak në janar 2020 në një sulm të urdhëruar nga Presidenti Donald Trump.

Një zëdhënës i qeverisë iraniane i tha medias shtetërore se akuzat ishin “të pabaza”.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se zoti Poursafi, i njohur si Mehdi Rezayi, 45 vjeç, nga Teherani, ishte “përpjekur të paguante individë në Shtetet e Bashkuara me 300 dollarë për të kryer vrasjen në Uashington DC ose Maryland.”.

Akuzat detajojnë se si operativi iranian i kishte kërkuar një banori amerikan të cilin e kishte takuar në internet për të bërë fotografi të Boltonit, gjoja për një libër që ai po shkruante. Banori i paidentifikuar më pas e kishte prezantuar Boltonin me një tjedtër person, të cilit i ishte kërkuar të vriste Boltonin.

Në një deklaratë, Bolton falënderoi FBI-në dhe departamentin e drejtësisë për punën e tyre.

An FBI wanted poster shows Shahram Poursafi, also known as Mehdi Rezayi of Tehran, Iran, in an image released by the U.S. Justice Department after they charged the member of Iran’s Revolutionary Guard Corps with plotting to murder John Bolton, the national security adviser to former President Donald Trump, in Washington, August 10, 2022. Federal Bureau of Investigation/Handout via REUTERS