Vendosni fjalën kyçe....

Panariti: Në SHBA nafta u shit me 120 lek litri sot, ndërsa Bordi e çoi në 220 lek në Shqipëri


Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar çmimet e naftës duke theksuar se ajo kushton më lirë edhe në SHBA.

Sipas tij në SHBA sot u shit me 120 lek litri i naftës ndërsa në Shqipëri Bordi vendosi rritjen në 220 lek litri.

Për herë të parë 1 gallon naftë në Amerikë sot e enjte 11 Gusht, u shit poshtë 4 dollarë.

1 gallon ka rreth 3,8 litra.

Pra sot , një litër naftë në tregun Amerikan është pak më shumë se 1 dollar, ose 120 lekë litri.

Po sot bordi fiksoi çmimin e naftës te ne, në 220 lekë litri.

Pra rreth dyfish më shtrenjtë për Shqiptarët e varfër!”-shkruan Panariti.