Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori i Përgjithshëm: Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar publikimin e urdhrit të FBI-së për bastisjen e pronës së Trump


Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar një gjykate të publikojë urdhrin e bastisjes që FBI mori përpara se të kontrollonte pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, tha të enjten Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

Në një konferencë shtypi të planifikuar me ngut nga Departamenti i Drejtësisë, Kryeprokurori Garland përmendi “interesin e konsiderueshëm publik për këtë çështje” si arsye në shpalljen e kërkesës.

Zoti Garland tha gjithashtu se ai personalisht miratoi urdhrin e kontrollit, i cili ishte pjesë e një hetimi në vazhdim të Departamentit të Drejtësisë për zbulimin e të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë të gjetura në shtëpinë e ish presidentit Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida në fillim të këtij viti, raporton VOA.

Nuk është menjëherë e qartë nëse dhe kur kërkesa për publikimin e urdhrit të bastisjes, paraqitur në gjykatën federale në Miami, mund të miratohej ose kur mund të publikoheshin dokumentet.