Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes të rinjve në Elbasan, plagoset një 23-vjeçar


Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e stome në qytetin e Elbasanit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”.

I plagosur ka mbetur 23-vjeçari Amarildo Ademi.

Ndërkohë në pranga ka rënë autori i dyshuar, Enver Buzhani 19-vjeç. Sherri ka ndodhur pas një debati momental mes dy të rinjve.

Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavid shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, pēr veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.