Vendosni fjalën kyçe....

Silva Caka reagon për çmimet e karburanteve: Bordin nuk e zë gjumi për t’ua futur shqiptarëve


Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë, Silva Caka ka reaguar në lidhje me çmimin e karburanteve të bëra publike pak më herët nga Bordi i Transparencës.

Caka e quan Bordin “Bordi i hajdutërisë” që bazuar në lëvizjet e çmimit në bursë, bën lëvizjen që u intereson për të vjedhur shqiptarët.

“Kur çmimet e naftës, benzinës dhe gazit ulen në bursë, Bordi i Hajdutërisë pret 3-4 ditë dhe bën sikur reflekton uljen e tallet duke e ulur me 1 lek. Aman nëse ndodh që çmimi i karburanteve të rritet në bursë, Bordi i bën sytë e veshët katër dhe i rrit çmimet direkt me 8 lekë…
Bord proaktiv, nuk ke ç’i thua; nuk i zë gjumi për t’ua futur shqiptarëve!”- shkroi ajo.