Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka ma turp”-Fabian Zhilla nis peticionin online kundër emisioneve që transmetojnë përmbajtje seksuale, kërkon ndërhyrjen e AMA-s


Studiuesi Fabian Zhilla ka nisur një peticion në internet që i drejtohet Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve lidhur me “reality show” televiziv që transmetojnë mesazhe me përmbajtje të dëmshme për fëmijët dhe shkelin moralin publik.

Zhilla kërkon nga institucionet që emisione të tilla që shfaqin mesazhe me përmbajtje të dëmshme të merren masat ligjore për transmetimin e tyre në fasha orares mbas orës 24:00, të ransmetohen me logo përkatëse që paralajmërojnë shikuesit nën 18 vjeç si dhe të shoqërohen me një paralajmërim për skenat dhe përmbajtjen e programit  të papërshtatshëm për moshat nën 18 vjeç.

Zhilla disa ditë më parë në një shkrim të tijin dënoi transmetimin e emisioneve të tilla të cilat sipas tij transmetojnë antivlera nëpërmjet seksualizimit.

Peticioni:

Drejtuar: 

1.       Autoritetit të Mediave Audiovizive 

2.       Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve

Për dijeni:

·       Komisionit Parlamentar Për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

·       Avokatit të Popullit

·       Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit 

Nisur nga një shqetësim  qytetar i shprehur në forma të ndryshme në lidhje me disa emisione të formatit “Reality Show” të cilat S’KA MA TURP por transmetojnë mesazhe me përmbajtje të dëmshme për fëmijët dhe shkelin moralin publik, i drejtohemi institucionit tuaj që të marrë masat ligjore që këto programe të:

1.       Transmetohen në një fashë orare mbas orës 24.00.

2.       Transmetohen me logo përkatëse që paralajmërojnë shikuesit nën 18 vjeç.

3.       Shoqërohen me një paralajmërim për skenat dhe përmbajtjen e programit  të papërshtatshëm për moshat nën 18 vjeç.

Baza Ligjore

·       Kushtetuta, neni 48 dhe neni 54/3.

·       Ligji Nr. Nr.97/2013 ‘Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë’; neni 4/1.b; neni 18/1.a; neni 33/1.d; neni 46/1.c.dh. 

·       Kodi i Transmetimit për Median Audovizive nr.228 datë 11.12.2017.

·       Ligji 18/2017 ‘Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës’, neni 17/7; neni 27; neni 42.