Vendosni fjalën kyçe....

20 të deportuar nga Britania në Rinas/ Ministrja Patel: Nga 2021-i, kemi kthyer rreth 1 mijë kriminelë shqiptarë


Një ditë më parë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se kishte deportuar 20 shqiptarë në një fluturim çarter për në Shqipëri.

Shtetasit shqiptarë akuzohen për krime të ndryshme.

Një prej tyre ka tejkaluar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe dy të tjerëve u ishte refuzuar azili. Njëri prej tyre kishte mbërritur në Britani ilegalisht përmes një varke të vogël në mars.

Të deportuarit kishin marrë dënime të kombinuara me më shumë se 46 vite burg dhe u dënuan për krime që lidhen me prodhimin dhe tregtimin e drogës, mbajtja e armëve, etj.

Individët e kthyer në këtë fluturim për në Shqipëri përfshijnë:

-një individ i dënuar me gjashtë vjet burgim për mbajtje të armëve në një vend publik dhe posedim droge të klasit A me qëllim të furnizimit.

-një individ i dënuar me tre vjet burgim për posedim droge të klasit A me qëllim të furnizimit.

-një individ i dënuar me mbi pesë vjet burgim për komplot/furnizim me droga të kontrolluara të klasës B.

Lidhur me këtë, Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha se këta persona një kriminelë të rrezikshëm për jetën në komunitet në Britaninë e Madhe. Ajo shtoi se Britania e Madhe

“Këta kriminelë kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të larguar ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu. Ata janë përgjegjës për vepra të tmerrshme, duke përfshirë përfshirjen në furnizimin me drogë të klasës A, e cila ka një ndikim shkatërrues te njerëzit, familjet e tyre dhe komunitetet tona. Që nga viti 2021, ne kemi depërtuar afro 1000 shkelës shqiptarë, përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar.

Publiku britanik nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë time për t’i bërë rrugët tona më të sigurta duke vazhduar të largoj kriminelët e huaj. Akti ynë i ri për Kombësinë dhe Kufijtë do të ndihmojë ciklin e pretendimeve dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë deportimet.”– tha Patel.