Vendosni fjalën kyçe....

Berisha dakord me Metën: Jemi pro referendumeve pasi Kushtetuta ka rënë


Në konferencën e sotme për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur pro nismës dhe thirrjeve të kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për rikthimin e referendumeve.

“Siç mund ta verifikoni, prej kohësh jemi shprehur për referendumet. Jemi shprehur në disa takime. Dhe unë vlerësoj qëndrimin e Partisë së Lirisë për referendumet.

Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, de facto ajo ka rënë.

Sepse misioni i saj i një Kushtetute është ndarja e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si shtyllë bazë e demokracisë, është futur për balancën e pushteteve. Ky është misioni që këtu ka humbur.

Përveç kësaj, janë bërë ndërhyrje në Kushtetutë të shumëllojta, që i kanë privuar asaj zhdërvjelltësinë.

Së treti, Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre.”- tha Berisha para gazetarëve.